Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.
Në mungesë të Hansi Flick, i cili ishte i pezulluar për sfidën e sotme, në konferencën për shtyp pas humbjes 2-1 në “El Clasico” ndaj Real Madridit, ka dalë zëvendës trajneri i Barcelonës, Marcus Sorg, i cili drejtoi skuadrën, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për ‘dështimin’ e Lamine Yamalit në këtë sfidë, duke e arsyetuar me presionin nga tifozët.
“Ai ende po mëson si të përballet me publikun, me thirrjet dhe fishkëllimat nga tifozët dhe këto mund të kenë ndikuar për keq sot. Kjo është pjesë e procesit, dhe është diçka normale. Zakonisht ai është shumë i motivuar dhe luan mirë, sot thjesht nuk ishte një ditë e lehtë për të”, tha Sorg.
“Zakonisht ata luajnë dy me një kundër tij, për të mos ta lejuar të afrohet pranë zonës ose të hyjë aty dhe të godasë. Kjo është normale, por ai është ende i ri dhe duhet të zhvillohet, dhe ne kemi për detyra ta ndihmojmë në këtë drejtim”, shtoi Sorg.
Me këtë humbje Barcelona ka mbetur me 22 pikë në pozitën e dytë, krahas Real Madridi që prinë në tabelë me 27 sosh./Arbresh.info
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup