Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça ka pësuar disfatën e dytë këtë edicion pas tri ndeshjeve. Mitrovicasit pësuan në palestrën ‘Minatori’ nga nënkampioni Bashkimi, me rezultat të thellë 93-79.
Cereku i parë ishte i ngushtë por në fund i takoi mysafirëve me rezultat 19-18, shkruan Arbresh.info.
Bashkimi filloi shkëputjen në etapën e dytë ku pjesën e parë e mbylli me epërsi +16 pikë. Rezultati ishte 52-36.
Dy periudhat e fundit loja ishte e barabartë me mitrovicasit që riktheheshin në lojë, mirëpo falë super paraqitjes së lojtarëve të huaj, Bashkimi riktheu serish në epërsi dyshifrore. Në fund sfida u mbyll me 14 pikë diferencë.
Kjo ishte fitorja e tretë në po aq përballje për Bashkimin, kurse disfata e dytë për Trepçën, e cila e ka nisur sezonin në mënyrë të tmerrshme.
Tek Bashkimi shkëlqyen sot Cousins me 18 pikë e Anderson me 15 sosh.
Kurse tek ‘xehetarët’ më i miri ishte Chad Brown me 19 pikë e 13 kërcime. Tmusic gjithashtu shtoi edhe 18 pikë tjera.
Ndeshjen e radhës Trepça e luan ndaj Yllit, kurse Bashkimi takohet me Sigal Prishtinën./Arbresh.info
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...