Real Madridi ka shënuar fitore të jashtëzakonshme me rezultat 2-1 ndaj Barcelonës në ndeshjen e 10-të të La Ligas.
Pas ndeshjes trajneri Xabi Alonso ka folur për media, ku është ndalur te deklarata e Yamalit, dhe reagimin e Viniciusit pas zëvendësimit.
“A na motivuan fjalët e Yamal? Jo, djemtë ishin të motivuar. E dimë sa e rëndësishme është kjo ndeshje, që vlen më shumë se tre pikë. Na duhej kjo fitore, ndjesia e fitores së një ndeshje të madhe. Fituam 2-1 por mund të kishim shënuar më shumë. Reagimi i Vinicius? Sonte festojmë, më pas do të flas privatisht me të”, tha shkurtimisht Alonso.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 27 pikëve, kurse Barcelona mbetet me 22 sosh./Arbresh.info
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit