Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka reaguar ndaj kritikave që iu bën nga propozimit për minister.
Ai u shpreh se janë disa reagime që po i ngjallin neveri tash e shumë kohë, ku u përmend edhe emri i babait të tij, Ukshin Hotit.
“E korite emrin e babës”, ka qenë një koment që ai tha se ka pranuar, derisa e quajti të neveritshme të lidhet respekti ndaj një njeriu me bindjen e vet politike.
“Fatkeqësisht, sot duhet të dal nga heshtja ime e zakonshme dhe të them disa bindje që i kam mbajtur për shumë kohë brenda vetes. Pas shumë reagimeve, shumicës prej të cilëve u jam mirënjohës, urimet e shumta apo edhe kritikat njerëzore. Por, sot ndjej nevojën të sqaroj disa gjëra. Janë disa reagime që më ngjallin neveri tash e shumë kohë”.
“Shprehje si: “Deri sot kam pas respekt për ty si djalë i Ukshin Hotit, por prej sot jo më”, “E korite emrin e babës”, “Të ka përdorur pushteti”, “Je shitur për interes”, janë fjalë që nuk tregojnë as shqetësim, as dashuri për idealin, por zhveshin nga çdo vlerë njerëzore respektin e rremë që disa paskan pasur. Është e neveritshme kur dikush e lidh respektin ndaj një njeriu me bindjen e vet politike. Pra, unë paskam qenë “i mirë” sa kohë mendoja si ti, dhe “i keq” sapo mendova vetë”, ka shkruar ai.
LEXO EDHE:
U propozua për ministër, Hoti: Përgjegjësia për njerëzit do të mbetet e pandryshuar
Ndër të tjera ai u shpreh se është aty ku do të jetë dhe ku mendon se mund ta jap kontributin e tij.
“Deri dje “djali i Ukshin Hotit”, sot “i koritur”, vetëm pse potencialisht nuk jam në bindjen tënde. Kjo nuk është as respekt, as ideal: Kjo është hipokrizi. Para pak ditësh, një mik më tha: “Andin, kujtoji të gjithë ata dashamirë të Ukshinit, kur ti s’ishe fytyrë publike.” Dhe mu kujtuan vitet e pasluftës, sfidat që i kaloi familja jonë, kur këta “patriotë” s’e dinin as emrin tim”.
“Kështu që, për ta thënë qartë: As ju, as askush tjetër, nuk ma imponon bindjen. Nuk e shes, nuk e ndërroj dhe nuk e negocioj. Unë jam aty ku dua të jem, ku e shoh të drejtë të jem, ku mendoj se mund të jap kontributin tim për vendin. Këto ngjarje neveritëse, nuk janë të sotit, këto reagime të neveritshme janë të kahmotshme! Nuk e fsheh që më dhemb kur e shoh se respekti që kam marrë nga disa, në fakt paska qenë i rremë”, shkroi ndër të tjera Hoti.
Qipro merr kryesimin e Presidencës së BE-së, Spiropali: Shqi...
Raportohet për 40 të vdekur dhe të tjerë me djegie të rënda ...
Osmani: Qeveria e re duhet “të vrapojë” për ta zënë hapin, k...
Për të dytin vit me radhë, Trepça dominoi basketbollin kosov...
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...