Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor, janë angazhuar në monitorimin dhe ndërhyrjen në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë gjatë 24 orëve të fundit.
Qarku i Shkodrës rezulton të jetë më i prekur nga kjo situatë meteorologjike. Ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë nisur ndërhyrjet që prej mëngjesit.
Situata në Vau të Dejës drejt normalizimit
Në bashkinë e Vaut të Dejës, raportohet se situata po shkon drejt normalizimit. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa të përmbytura ai është tërhequr plotësisht. Për parandalimin e rrezikut të përmbytjeve të mëtejshme, po kryhen ndërhyrje me mjete të rënda (eskavatorë) për të devijuar rrjedhën e përroit dhe ngritur një argjinaturë mbrojtëse.
Ndërkohë, punime pastrimi nga inertet dhe gurët e rënë po kryhen edhe në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi, me qëllim të garantohet qarkullimi normal i mjeteve në akset rrugore.
Ministria thekson se nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika serioze në infrastrukturë apo banesa si pasojë e reshjeve.
Strukturat e përfshira, duke përfshirë AKMC, FA dhe emergentë civile vendore, mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të situatës, duke siguruar reagim të shpejtë në rast të ndryshimeve.
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...