Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit për 35 komuna të vendit. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se për shkak të disa ankesave të cilat janë duke u shqyrtuar nga PZAP, Prishtina, Juniku dhe Mamusha nuk i kanë të përfunduara procedurat për të publikuar rezultatet përfundimtare.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me PZAP-në dhe nga ky institucion kemi marrë konfirmim se nuk ka ankesa aktive lidhur me zgjedhjet për kryetarë komunash për shumicën e komunave, përveç Komunës së Prishtinës, Junikut dhe Mamushës. Këto ankesa janë në trajtim e sipër, andaj KQZ-ja sot do të bëjë shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për 35 komunat e tjera, ndërsa për tri komunat e mbetura shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në vijim, pasi të konsumohen të gjitha mundësitë për paraqitjen e ankesave edhe në Gjykatën Supreme,” ka thënë Radoniqi.
Sipas të dhënave të KQZ-së, 15 komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, përfshirë: Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Suharekën, Vitinë, Vushtrrinë dhe Kllokotin.
Vitia: Kosova ka shënuar përparime të rëndësishme në luftën ...
IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Fushë Ko...
Real Madrid po e monitoron Vitinhan dhe Enzon, por ka një pr...
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog