Në Kompleksin “Fetnete Ramosaj” u organizua “Dita e Gështenjës”, një festë tradicionale kushtuar këtij fruti simbol i begatisë së trevës.
Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, lideri Ramush Haradinaj, artistë dhe shumë qytetarë.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, falënderoi piktorët për kontributin e tyre, duke theksuar rëndësinë e artit dhe kulturës në ruajtjen e traditave lokale.
“Në kuadër të këtij manifestimi u organizua panairi i produkteve vendore, ku prodhuesit tanë lokalë prezantuan punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe ekspozita e pikturave të artistëve që për tre ditë me radhë qëndruan në Deçan, duke sjellë në telajo bukuritë e natyrës dhe shpirtin e vendit tonë. Një falënderim i veçantë për piktorët që me krijimtarinë dhe pasionin e tyre e pasuruan këtë ngjarje dhe lanë gjurmë artistike në qytetin tonë. Këtij aktiviteti iu bashkua edhe lideri ynë, Ramush Haradinaj, së bashku me qytetarë të shumtë që e bënë këtë ditë edhe më të veçantë”, shkroi ai./Arbresh.info
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...