Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 11:00.
Sipas rendit të ditës, mbledhja do të udhëhiqet nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi dhe do të përfshijë disa pika të rëndësishme që lidhen me procesin zgjedhor, shkruan Arbresh.info
Në mesin e tyre është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), si dhe miratimi i planit kohor për aktivitetet zgjedhore të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.
Rendi i Ditës
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve;
3. Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i planit kohorë për aktivitetet zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave;
4. Të ndryshme
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensioni...
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...