
Screenshot
Autobusi me tifozët “Arpagjik’t”‘e Prizrenit të cilën mbetën të bllokuar në Mal të Zi nga autoritetet malazeze është nisur drejt Kosovës.
Ata u ndaluan shkak i një grafiti ku u shkrua edhe emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK, shkruan Arbresh.info.
Kjo u pengoi autoriteteve malazeze ku arrestuan menjëherë kryesinë e tifozërisë.
Pas kësaj gjithnjë sipas mediumit malazez, Vijesti një tifoz i Bashkimit u dënua me 10 ditë burg pasi mori përgjegjësinë për shkrimin.
Tashmë “Arpagjik’t” kanë reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruajnë se UÇK është dhe do mbetet krenaria më e madhe e çdo shqiptari.
Tutje ata kërkojnë liri për të arrestuarit nga ky incident.
“Djemt e Lidhjes lirohen nga rrethimi i policisë dhe po vazhdojmë rrugën për Prizren.
UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria më e madhe e qdo Shqiptari. Para se të shkruhet në muret qetnike, tri shkronjat e arta janë të shkruara në zemrat tona.
Sot gjatë kthimit nga Italia për në Kosovë në Herceg Novi – Mali i Zi autobusi jonë u bastis nga njësitet speciale malazeze. U arrestuan disa nga anëtarët tonë për grafitin UÇK mbi mbishkrimet qetnike.
LIRI PËR ARPAGJIK’T
LIRI PËR ULTRASA”, shkruhet në reagimin e tyre në Facebook./Arbresh.info
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...