Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për katër anëtarët e familjes Meta. Hysen Metës është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e babait Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur në 10 shkurt 2024.
Vajza, Hygerta Meta është dënuar me 8 vite burg. Djali tjetër i familjes Meta u dënua me 5 vite burg, kurse nëna e tyre Blerina Meta u dënua me 3 vjet burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 10 shkurtit të një viti më parë në Shënavlash të Durrësit, teksa viktima ishte në kuzhinën e banesës.
Hysen Meta në prani të motrës Hygerta Meta, pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër here duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Më pas kanë zhdukur trupin dhe për këtë janë ndihmuar nga djali tjetër i familjes Amarildo Meta dhe nëna e tyre Blerina Meta./abcnews.al
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...