Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A. ka njoftuar të gjithë konsumatorët, amvisëri, biznese dhe institucione publike, se nga sot do të fillojë procedurat përmbarimore ndaj debitorëve që kanë detyrime të papaguara për shërbimet e mbledhjes dhe transportit të mbeturinave.
Në komunikatën e publikuar, kompania thekson se ky veprim vjen pas përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për të realizuar arkëtimin vullnetar të borxheve përmes njoftimeve, paralajmërimeve dhe marrëveshjeve të riprogramimit, të cilat në shumë raste nuk janë respektuar nga konsumatorët.
“Mospagesa e faturave ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë financiare të kompanisë dhe në cilësinë e shërbimeve publike që ajo ofron çdo ditë në kryeqytet dhe komunat e tjera të mbuluara nga ‘Pastrimi’”, thuhet në njoftim.
Nga kompania theksojnë se në këtë drejtim, kompania është e detyruar të zbatojë të gjitha mjetet ligjore për arkëtimin e të hyrave, përfshirë edhe procedurat përmbarimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Ftojmë të gjithë konsumatorët që ende nuk kanë shlyer obligimet e tyre financiare, ta bëjnë këtë në mënyrë të menjëhershme për të shmangur procedurat përmbarimore dhe kostot shtesë që ato mund të sjellin. Pagesat mund të realizohen në sportelet e kompanisë, në institucionet financiare, si dhe përmes platformave elektronike të pagesave”, thuhet tutje në njoftim.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim