Suhareka fillon dërgimin e gjobave në shtëpi përmes Postës

16:52 | 21 Tetor 2025
E.G

Policia e Kosovës ka nisur një praktikë të re për ndëshkimin e kundërvajtësve në komunikacion, përmes dërgimit të gjobave direkt në adresat e tyre me anë të Postës së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se Stacioni Policor në Suharekë ka qenë i pari që ka filluar këtë proces, duke u bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në qytet.

Sipas policisë, kundërvajtësit që shkelin rregullat e trafikut identifikohen përmes sistemit të monitorimit dhe, në bazë të regjistrimeve, ndaj tyre shqiptohen gjobat përkatëse, të cilat u dorëzohen në shtëpi.

Policia u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, për të kontribuar në rritjen e sigurisë në rrugë dhe shmangien e aksidenteve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale