Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, aktualisht ndodhet në Britani të Madhe për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit. Para këtij samiti, ai zhvilloi një takim me mërgatën shqiptare, ku zbuloi ofertën që ia ka bërë partisë Nisma Socialdemokrate në negociatat për formimin e qeverisë.
Kurti tha se ishte i gatshëm t’u ofronte Nismës katër pozita të larta qeveritare, edhe pse ata kanë vetëm tre deputetë në Kuvend.
“Kam qenë i gatshëm që Nismës të ia jap tre deputetë. Një Ministri, nënkryetarin e Kuvendit. Nëse do të ishte Albulena Haxhiu kryetare e Parlamentit, Fatmir Limaj do të ishte nënkryetar, sepse duhet kryetari dhe nënkryetari me qenë të gjinive të ndryshme. Paramendojeni këtë situatë ku Haxhiu bëhet kryetare e Kuvendit, Limaj bëhet nënkryetar se i ka pasur pesëfish vota më pak se Haxhiu, e kish marrë një Ministri dhe dy zëvendësministra”, tha Kurti./Arbresh.info
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...