Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash.
Sveçla njofton se gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe KFOR-it.
Ai mes tjerash, i ka shprehur Ulutashit gatishmërinë për bashkëpunim për paqe e stabilitet.
“Gjeneral Majorit Özkan Ulutaş i shpreha urimet më të sinqerta për fillimin e mandatit të tij të dytë si Komandant i KFOR-it në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...