Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një tjetër reagim për koalicionin që Xhafer Tahiri i LDK-së nënshkroi me Sylejman Mehollin e VV-së për balotazhin e 9 nëntorit në komunën e Vushtrrisë.
Abdixhiku ka thënë se kundërshtarë që “fërkojnë duart e aktivizohen” edhe për ngjarjet më periferike në LDK. Ai ka paralajmëruar se do të ketë “rend” për punët brenda LDK’së, por se me kohë do të bëhet gjithçka, shkruan Reporteri.net.
“Jemi të vetëdijshëm që kemi kundërshtarë. Që fërkojnë duart e aktivizohen me helm edhe për ngjarjet më periferike tonat. Për suksese natyrisht se nuk kanë asnjë fjalë. Por LDK nuk bjen në detin e madh të parëndësisë së tyre; prandaj kërkojmë mirëkuptim nga mbështetësit tanë se pse nuk reagojmë për çdo helm që kanë. Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka”, ka shkruar diçka.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, LDK përmes një komunikate tha se Tahiri s’është autorizuar për këtë koalicion.
Haxhiu autorizon dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në...
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...