Ishte e pritshme, por është gjithmonë bukur kur ndodh. Arbër Hoxha është shpallur lojtari më i mirë i Ligës së Parë të Kroacisë për muajin shtator, duke lënë prapa bindshëm të gjithë rivalët.
Siç njofton vetë faqja zyrtare e ligës, ylli I Shqipërisë mori 102.1 pikë, në krahasim me futbollistin e Osijekut, Omeroviç, që pati 78 pikë, ndërsa shumë më prapa ishin Tavarez i Varazhdinit, Kulenoviç që është shok me Hoxhën tek Dinamo dhe Mitroviç I Slaven Belupos.
Njëzeteshtatëvjeçari shqiptar shëoi dy gola e shërbeu një asist në tri ndeshje gjatë shtatorit, ndonëse luajti në vetëm dy prej tyre, ndërsa ndaj Goricës ishte në stol.
Nuk harrohet goli I shkëlqyer ndaj Hajdukut në Split, në fitoren e madhe 2-0, si dhe rrjeta po ashtu shumë e bukur, dhe asisti i veçantë në duelin pasardhës në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit kundër ish-ekipit të tij, Slaven Belupo.
Formën shumë të mirë e konfirmoi në kombëtare, ndonëse në Serbi luajti pak minuta në pjesën e dytë në fitoren 1-0 në eliminatoret e Kupës së Botës.
Golin e ruajti në miqësoren kundër Jordanit në “Arenën Air Albania” në Tiranë, në suksesin e Shqipërisë 4-2.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...