Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka reaguar këtë të shtunë lidhur me një operacion ushtarak të ndërmarrë kundër një nëndetëseje të mbushur me lëndë narkotike që, sipas tij, po i drejtohej SHBA-së përmes një rruge të njohur të trafikut të drogës.
Në një deklaratë zyrtare të shpërndarë në rrjetet sociale, Trump shkruan:
“Ishte nderi im i madh të shkatërroja një nëndetëse shumë të madhe TË MBUSHUR ME DROGË, e cila po lundronte drejt Shteteve të Bashkuara në një nga rrugët më të njohura të trafikimit të drogës. Inteligjenca amerikane konfirmoi se kjo anije ishte e ngarkuar kryesisht me Fentanil dhe narkotikë të tjerë të paligjshëm. Brenda saj ndodheshin katër narkoterroristë të njohur. Dy prej tyre u vranë. Të paktën 25,000 amerikanë do të kishin vdekur nëse do të lejoja këtë nëndetëse të mbërrinte në tokë.
Dy terroristët që mbijetuan po kthehen në vendet e tyre të origjinës, Ekuador dhe Kolumbi, për t’u ndaluar dhe ndjekur penalisht. Asnjë nga Forcat Amerikane nuk u lëndua gjatë këtij sulmi. Nën drejtimin tim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tolerojnë narkoterroristët që trafikojnë drogë të paligjshme, as në tokë e as në det. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”
Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën
“Kontrata u vazhdua pa vullnetin e Gjestit”, avokati i artis...
1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje ...
Mo Salah konfirmon largimin nga Liverpooli në fund të sezoni...
Trump thotë se SHBA-të ‘po flasin me njerëzit e duhur’ në Ir...
Haxhiu bëri homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan