Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka hedhur poshtë ankesën e Izraelit kundër një vendimi që mbështeti urdhër-arrestet kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Galland.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare vendosi se kishte “baza të konsiderueshme” që Netanyahu dhe Galland ishin “penalisht përgjegjës” për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës.
Lëshimi i urdhër-arresteve shkaktoi zemërim në Izrael dhe SHBA, të cilat që atëherë kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarëve të GJPN-së.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin “antisemit” dhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së Joe Biden e quajti atë “skandaloz”.
Në maj, Izraeli i kërkoi GJND-së të rrëzonte urdhër-arrestet në pritje të një apeli tjetër që sfidonte juridiksionin e saj
Gjykata Ndërkombëtare Penale e hodhi poshtë këtë kërkesë më 16 korrik, duke konstatuar se nuk kishte “asnjë bazë ligjore” për të rrëzuar urdhër-arrestet derisa të zgjidhej çështja e juridiksionit.
Një javë më vonë, Izraeli kërkoi leje për të apeluar vendimin, por gjyqtarët vendosën se “çështja, siç është formuluar nga Izraeli, nuk është e apelueshme”.
Sveçla: Po krijohen skenarë që nuk qëndrojnë për Ligjin për ...
Selin dhe Gimbo flasin për raportin e tyre, tregojnë edhe un...
OKB: Fenomeni “El Nino” mund ta çojë planetin drejt temperat...
Kurti premton se Gjakovës do t`i kthehet prodhimi industrial
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së