Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë menjëherë përgjatë vijave aktuale të frontit dhe deklaroi se të dyja palët duhet të shpallin fitoren.
“Mjaft gjak është derdhur, kufijtë territorialë tani përcaktohen nga lufta dhe guximi. Ata duhet të qëndrojnë aty ku janë. Le të shpallin fitoren të dyja palët dhe le të vendosë historia! Mjaft me të shtënat, vdekjet dhe kostot e mëdha e të paqëndrueshme”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth, menjëherë pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky
Ai e përshkroi takimin si “shumë interesant” dhe “të përzemërt”, duke shtuar se i përcolli të njëjtin mesazh Zelensky-t siç i përcolli Presidentit rus Vladimir Putin një ditë më parë.
“I thashë atij, siç i thashë Presidentit Putin – është koha për të ndaluar vrasjet dhe për të arritur një marrëveshje! Mjaft, kthehuni në paqe te familjet tuaja!” , theksoi Trump në njoftimin e tij dhe shtoi se kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse ai do të kishte qenë president i SHBA-së në kohën e shpërthimit.
Më herët sot, Zelensky u takua me Trump, i cili e takoi atë përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington, takimi i tyre i tretë këtë vit.
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...