Një orë para protestës, Sheshi Skënderbej po mbushet me njerëz

16:03 | 17 Tetor 2025
Q L

Qindra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut e viset tjera shqiptare kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që pritet të fillojë në orën 17:00.

Autobusë, makina dhe mjete të tjera transporti kanë stërmbushur rrugët e kryeqytetit shqiptar, ndërsa flamujt kombëtarë, stemat e UÇK-së dhe fotografitë e ish-liderëve të saj janë të pranishme pothuajse kudo.

Ekipi nga Arbresh.info është duke përcjell nga afër zhvillimet nga protesta./Arbresh.info