Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s.
Me 193 vende anëtare, UNESCO merr në mbrojtje pasuri botërore të paçmueshme të cilat janë dëshmi e jetës njerëzore në rrjedhën e shekujve. Në listën e trashëgimisë botërore të kësaj organizate bëjnë pjesë tetë pasuri shqiptare, materiale e shpirtërore, që në ansambël përfaqësojnë tharmin e kulturës dhe të natyrës vendase.
Në mesin e pasurive materiale shqiptare të regjistruara në kujtesën e botës bën pjesë Butrinti, për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake; për hir të vlerave arkitekturore, qyteti i një mbi një dritareve, Berati; qyteti i gurtë, Gjirokastra. Ato janë qendra historike të trashëgimisë së përbotshme të UNESCO-s, ku figurojnë gjithashtu liqeni i Ohrit si më i thelli në Ballkan, si dhe lumi i Gashit dhe Rrajca me pyjet e hershme të ahut.
Ndërsa në listën e trashëgimisë jomateriale botërore janë përfshirë: isopolifonia shqiptare, xhubleta dhe Kodiku i Purpurt i Beratit, me ungjijtë Beratinus 1 dhe 2 që strehohen dhe ruhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave./atsh
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...
Dortmund i interesuar për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani