Policia Rajonale e Ferizajt ka zhvilluar kontrolle intensive në kuadër të parandalimit të aksidenteve në komunikacion në 24 orët e fundit.
Si rezultat i këtyre aktiviteteve, janë shqiptuar 310 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 2 patentë-shoferë janë hequr për shkelje të rënda të rregullave të trafikut, shkruan Arbresh.info.
Disa nga kundërvajtjet më të shpeshta të evidentuara janë:
.Tejkalim i shpejtësisë – 112 raste
.Parkim i parregullt – 28 raste
.Xhama të errët – 23 raste
.Lëvizje pa patentë-shofer – 9 raste
.Mbingarkesë ose ngarkesë e parregullt – 6 raste
.Mosrespektim i shenjave të komunikacionit – 4 raste
.Kyçje e parregullt në rrugën kryesore – 4 raste
.Të tjera – 106 raste
Ndërsa në kuadër të projektit “Një sekondë në telefon mund të bëhet shumë vonë – Duart në timon, e jo në telefon”, janë shqiptuar gjithashtu 18 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 6 aksidente trafiku, prej tyre 2 me lëndime trupore, ku janë lënduar 2 persona dhe 4 me dëme materiale./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...