Rekursi i ish-presidentit Ilir Meta për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” do të shqyrtohet këtë të enjte në orën 9:30 nga Gjykata e Lartë. Meta kërkon që kjo gjykatë të prishë vendimet e mëparshme të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe nga Apeli i GJKKO-së, të cilat kanë lënë në fuqi masën e “arrestit me burg” për të.
Trupi gjykues i Gjykatës së Lartë përbëhet nga relatorja Albana Boksi dhe anëtarët Sokol Binaj dhe Medi Bici.
Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të 2024-ës, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”. SPAK e mbylli hetimin më 28 korrik, ndërsa dosja u dërgua për gjykim në fund të gushtit. Hetimi ndaj tij bashkon tre çështje kryesore: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
Seanca paraprake në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Organizuar (GJKKO) për ish-presidentin Ilir Meta, cilaishte parashikuar të mbahej më 9 tetor, por u shty për ditën e sotme (16 tetor) për shkak të mungesës së gjyqtarëve./rtsh
Real Madridi i rikthehet në garë për Konaten, por ka një pro...
Rizvanolli kërkon të ndalen keqinterpretimet dhe keqinformat...
Pse gratë janë më skeptike ndaj inteligjencës artificiale se...
Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...