Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, e ka kaluar Diego Maradonan në listën e golashënuesve më të mirë dhe është barazuar me Hernan Crespon.
Argjentina fitoi në miqësore ndaj Puerto Ricos 6:0, ndërsa Lautaro Martinez realizoi dy golat e fundit.
Lautaro i ka 35 gola në 74 ndeshje dhe është i katërti në listën e golashënuesve më të mirë tek Argjentina.
Sergio Aguero i ka 41 gola, ndërsa Gabriel Batistuta i dyti i ka 56 gola.
Listës së golashënuesit më të mirë të Argjentinës i prin Lionel Messi me 114 gola.
Superylli argjentinas, Messi, asistoi në dy gola, në ndeshjen e zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër