Pas përfundimit me sukses të cikleve të edukimit për Licencat UEFA C, B dhe A, tashmë kemi filluar përgatitjet për nivelin më të lartë të edukimit, Licencën UEFA Pro!
Në këtë drejtim, Departamenti Teknik i FFK-së në bashkëpunim të ngushtë me instruktorin e UEFA-s, Frank Wormuth, kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e strukturës së kursit, përmbajtjen e moduleve teorike e praktike dhe standardet që do të ndiqen.
Kësisoj, në 10-vjetorin e anëtarësimit në UEFA e FIFA, FFK do të fillojë me organizimin e kurseve të Licencës UEFA Pro, një moment ky shumë i rëndësishëm dhe një arritje e jashtëzakonshme për futbollin kosovar, pasi një gjë e tillë po bëhet në afat rekord!
Kjo është një tjetër dëshmi se jemi në rrugën e duhur dhe tregues i qartë i zhvillimit profesional që kemi ndërtuar si FFK, por edhe punës dhe përkushtimit të trajnerëve tanë.
Kursi i Licencës UEFA Pro pritet të fillojë në vitin 2026 dhe padyshim shënon një hap të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit kosovar!
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...