Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë datës 14 tetor 2025, ka zhvilluar kontrolle intensive në kuadër të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.
Si rezultat, janë shqiptuar 261 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 5 patentë-shoferë janë hequr për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Në kuadër të projektit “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë – Duart në timon, e jo në telefon”, janë shqiptuar gjithashtu 24 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes.
Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 aksidente trafiku, prej tyre 2 me lëndime trupore ku janë lënduar dy persona dhe 2 me dëme materiale./Arbresh.info/
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...