Një foto me mbishkrimin “President Trump: The President of Peace” është shpërndarë në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit në Facebook, duke e paraqitur presidentin amerikan Donald Trump si liderin që “përfundoi tetë luftëra në tetë muaj”.
Në posterin e publikuar, listohen disa vende ku thuhet se Trump ka ndërmjetësuar për t’i dhënë fund konflikteve: Kosova dhe Serbia, Izraeli dhe Irani, Armenia dhe Azerbajxhani, Egjipti dhe Etiopia, si dhe Izraeli dhe Hamasi.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë së fundi ka arritur të sigurojë një marrëveshje në mes te Hamasit dhe Izraelit, gjë që ka rezultuar edhe me armëpushim dhe zhvendosje të forcave izraelite nga Gaza.
Trump, ka paralajmëruar se pas krizës në Lindjen e Mesme, do të merret edhe me konfliktin në mes të Pakistanit dhe Afganistanit.
“Kjo do të jetë lufta ime e tetë që kam zgjidhur. Kam dëgjuar se po zhvillohet një luftë midis Pakistanit dhe Afganistanit. Thashë se do të duhet të presë derisa të kthehem”, ka thënë Trump, shkruan The Independent./Telegrafi/
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...