Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat e rindërtimit në Gaza, thotë se më shumë se 80% e të gjitha ndërtesave në Rrip janë shkatërruar ose dëmtuar, ndërsa në kryeqytet, Qytetin e Gazës, shifra është deri në 92%.
Një zëdhënës i UNDP-së në Gjenevë e përshkruan situatën nga terreni si “shkatërruese”. Organizata vlerëson se të paktën 55 milionë tonë rrënoja duhet të pastrohen.
UNDP thotë se ka filluar disa operacione pastrimi, por prania e municioneve të pashpërthyera po pengon punën, duke shtuar se po gjenden trupa./abcnews.al
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...