Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi, Robert Lewandowski, ka pësuar një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes të tij me Kombëtaren e Polonisë.
Në nje njoftim zyrtar klubi katalanas ka njoftuar për dëmtimin e yllit polak.
“Robert Lewandowski ka pësuar një shqyerje muskulore në biceps femoris të kofshës së majtë. Kohëzgjatja e rikuperimit të tij do të varet nga ecuria e dëmtimit”.
Lewandowski ishte titullar dhe luajti për 90 minuta të plota në fitoren 2-0 të Polonisë ndaj Lituanisë, ndeshje në të cilën arriti të shënojë edhe një gol.
Dëmtimi i tij përbën një goditje për Barcelonën, veçanërisht duke marrë parasysh ngjeshjen e kalendarit në javët në vijim dhe rëndësinë e polakut në skemat e trajnerit Xavi Hernandez.
❗𝗠𝗘𝗗𝗜𝗖𝗔𝗟 𝗡𝗘𝗪𝗦
Robert Lewandowski has suffered a muscle tear in the biceps femoris of his left thigh.His recovery time will depend on how the injury evolves. pic.twitter.com/oMA9stH1s6
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 14, 2025
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...