Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, sot në Prishtinë është hapur panairi i produkteve të grave në agrobiznes.
Ky panair ka për qëllim promovimin e fuqizimit ekonomik të grave dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre aktive në sektorin e agrobiznesit, duke vlerësuar rolin e tyre si thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, përkundër sfidave të shumta me të cilat përballen.
Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë, Imri Demelezi, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e grave në bujqësi.
“Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë e konsideron rolin e grave thelbësor në shoqëri si parim moral dhe ekonomik. Si qeveri e Kosovës, gjatë këtyre viteve kemi tentuar në maksimum, në rrethana dhe buxhetin që kemi, t’i kushtojmë rëndësi rolit të grave në shoqëri, sidomos për të arritur targetin e barazisë gjinore, pasi që po flasim për 50% të shoqërisë sonë. Roli i tyre është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror. Gjatë viteve të fundit kemi tentuar të japim fokus të veçantë çështjeve financiare dhe hapjes së llogarive bankare”, tha Demelezi.




Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...