FC Prishtina ka afruar në radhët e saj Elton Krasniqin, sulmuesin anësor 20-vjeçar, i cili i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti me një përvojë nga futbolli gjerman.
Krasniqi ka qenë pjesë e Stuttgartit, ku ka luajtur për ekipin U19 dhe skuadrën e dytë të klubit. Më herët, ai ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Hannoverit.
Në arenën ndërkombëtare, Eltoni ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.
Për faqen zyrtare të klubit, Krasniqi u shpreh i lumtur me transferimin dhe mezi pritet t’i bashkohet bashkëlojtarëve.
“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh siç është Prishtina shpresoj që do të jetë një vit i mbarë dhe do ta jep maksimumin për objektivat tona. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë Plisat”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...