Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi PDK doli partia e parë në vend me 208 asamblistë.
Çitaku shkroi se përkundër çdo sfide, PDK ia doli, dhe shtoi se rezultati është dëshmi e qartë që besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë por me punë e përkushtim.
“Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota. Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion. Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi”, shkroi Çitaku.
LEXO EDHE:
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...