Në prag të ndeshjes Suedi – Kosovë, delegacionin e FFK-së është takuar me atë suedez, si pjesë e drekës së shtruar nga presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit, Simon Åström.
Në këtë takim morën pjesë edhe Karl-Erik Nilsson, kryetar i Komitetit HatTrick të UEFA-s, pjesë e të cilit si dhe personalitete të larta të Geteborgut.
“Presidenti Åström më falënderoi për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë muajin e kaluar, ndërsa së bashku ritheksuam raportet e shkëlqyera miqësore mes federatave dhe vendeve tona.”
“Ndërkaq, miku im Nilsson vlerësoi përkushtimin tim për zhvillimin e futbollit në Kosovë përmes projekteve të shumta të përfituara nga UEFA.”
“I falënderova miqtë suedezë për mikpritjen, bashkëpunimin e sinqertë dhe shpreha mirënjohjen për integrimin shembullor të bashkatdhetarëve tanë në Suedi ndër vite.”
“Në fund, shkëmbyem dhurata simbolike dhe uruam që sonte të shohim një ndeshje të bukur dhe të denjë për frymën sportive që na bashkon”, shkruhet në njoftimin e Agim Ademit.
Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës nis nga ora 20:45./Arbresh.info
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...