Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Zenun Elezajn, kandidatin nga partia e tij, që deri më tani sipas rezultateve nga KQZ-ja, prin në Klinë.
Në një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Elezaj është “vlerë e shtuar për Klinën” dhe se rreth vetes ka njerëz profesionistë që punojnë çdo ditë për të mirën e qytetarëve, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv.
“Sot në Klinë për t’i uruar kryetarit Zenun Elezaj për fitoren bindëse. Vërtet, kryetari Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën. Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv.
Jam krenar për rezultatin dhe i sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...