Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë të media së fundi tha se procesi i votimit deri më tani është zhvilluar qetë dhe pa pengesa.
Ai tha se në rastet ku ka pasë paqartësi ose që kanë qenë problematike kanë reaguar në kohë për t’iu dhënë zgjidhje.
“Komisionet komunale të zgjedhjeve, procesi i votimit deri në këtë kohë po zhvillohet qetë dhe pa pengesa. Deri më tani nuk kanë evidentuar parregullsi që do të ndikonin në integritetin apo rrjedhjen e përgjithshme të zgjedhjeve. KQZ mbetet në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhorë nëpër komuna dhe institucionet të ndryshme. Me qëllim që të garantohet zbatimi i plotë i ligjit dhe rregullave zgjedhore në çdo hap të procesit. Në të gjitha ato rastet ku ka paqartësi ose problematika të ndryshme, KQZ është duke i trajtuar në kohë më shpejtësi dhe duke i dhënë zgjidhje”.
Radoniqi tha se përqindja e pjesëmarrjes në votime do të përditësohet kohë pas kohe deri në mbylljen e vendvotimeve në faqen zyrtare të KQZ-së.
Po ashtu, ai njoftoi se konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në orën 19:30.
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme