Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Ismail Qemali”, së bashku me bashkëshorten e tij, Arizonën, dhe djalin e tyre, Omerin.
Pas votimit, Ismaili ka falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe pritjen gjatë gjithë fushatës, duke i ftuar ata të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e Prishtinës.
“Ditë e bukur në Prishtinë! Dilni të votoni, nuk ka asgjë më të rëndësishme që mund të bëni sot! E drejta e votimit është thelbi i një shoqërie demokratike që e përcakton të ardhmen e vet. Unë me Arizonën dhe Omerin sapo e përfunduam këtë detyrë të shenjtë. Ju ftoj ta bëni edhe ju!”, ka shkruar Ismaili.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe