Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Golin e vetëm që i dha fitoren ‘Kuqezinjve’ e shënoi Rey Manaj në pjesën e parë të ndeshjes, një epërsi të cilën Shqipëria ia doli ta menaxhojë për mrekulli deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.
Kjo fitore historike e Shqipërisë nuk u prit aspak mirë nga mediat serbe, të cilat tashmë nuk kanë vonuar për të drejtuar gishtin tek përgjegjësit e kësaj humbje.
Kurir: “Serbia përjetoi një nga disfatat më të rënda në histori: Pixi, është koha! Shqipëria fitoi në Leskovac dhe eliminoi Serbinë nga Kupa e Botës”.
Telegrafi.rs: “Humbja e madhe e Serbisë dhe humbja nga Shqipëria në Leskovc: Kupa e Botës është larg, është koha që Pixi të largohet më në fund”.
Mondo.rs: “Shqipëria tronditi Serbinë, Pixi po largohet u përsërit në Leskovc: Agonia vazhdon, Kupa e Botës vazhdon”.
B92: “Debakli i Serbisë në Leskovc – një mesazh i qartë nga tribunat për Pixin”.
RTS: “Humbja e dhimbshme e Serbisë në Leskovc, Shqipëria më afër eliminatoreve të Kupës së Botës”.
Kjo fitore i dhemb shumë kundërshtarëve, por tani Shqipëria tashmë numëron 11 pikë dhe është e dyta në tabelë me gjasa reale që të kualifikohet në play-off.
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League