Një deputet i opozitës në Zimbabwe, i identifikuar si Desire Moyo, humbi jetën në një aksident tragjik rrugor gjatë një udhëtimi në autostradën Bulawayo-Gweru.
Makina në të cilën udhëtonte përplasi një elefant. Moyo, 45 vjeç, ishte jo vetëm politikan, por edhe poet i njohur.
Ai ndërroi jetë menjëherë ndërsa katër persona të tjerë që ndodheshin në të njëjtin automjet, mbetën të lënduar dhe u transportuan në spital. Sipas dëshmive të një kolegu, elefanti reagoi pas përplasjes duke sulmuar makinën.
Aksidenti ndodhi dje, një ditë para ditëlindjes së Moyos, i cili sot do të mbushte 46 vjeç. Ai ishte zgjedhur në rrethin zgjedhor Nkulumane në Bulawayo, qyteti i dytë më i madh i vendit dhe ishte anëtar i Komisionit Parlamentar për Sportin, Kulturën dhe Artet.
U organizuan homazhe në nder të politikanit të vendit afrikan, person i njohur për angazhimin e tij në sektorin kreativ dhe atë kulturor. Kryebashkiaku i Bulawayos, David Coltart, e përshkroi si një “udhëheqës ikonik dhe kreativ”.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...