Nga 12 tetori nis zbatimi progresiv i sistemit të ri të hyrjeve dhe daljeve në vendet e Bashkimit Evropian, i cili do të zbatohet për udhëtarët që nuk janë shtetas të BE-së.
Ky është hapi i parë drejt regjistrimit elektronik të të dhënave për ata që hyjnë në zonën Shengen për qëndrime të shkurtra.
“Gjashtë muaj është periudha e tranzicionit. Në fund të kësaj periudhe gjashtëmujore, sistemi i hyrjes-daljeve do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe vulosja e pasaportave do të zëvendësohet me regjistrim elektronik në sistem.”
Periudha e tranzicionit nuk nënkupton që sistemi do të jetë aktiv në çdo pikë kufitare. Fillimisht, ai do të aplikohet në mënyrë periodike, për disa orë, në pika të caktuara kalimi.
Sistemi i hyrjeve-daljeve (Entry/Exit System – EES) do të thotë se udhëtarët që nuk janë shtetas të BE-së, gjatë kalimit të parë kufitar, do të identifikohen përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së fytyrës.
Në hyrjet e mëvonshme, do të kërkohet vetëm një verifikim i shpejtë, pasi të dhënat e udhëtarit tashmë do të jenë të regjistruara në sistem.
Zbatimi i plotë i këtij sistemi do të nisë në prill të vitit të ardhshëm./rtk
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...