Në një fjalim të mbajtur sot, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike në Zgjedhjet Lokale që do të mbahen të dielën, më 12 tetor 2025.
Ai ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe ka bërë thirrje që votimi të bëhet lirshëm dhe me përgjegjësi, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre në mënyrë të informuar.
Kryetari i KQZ-së ka nënvizuar gjithashtu përgjegjësinë e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, të cilët do të angazhohen gjatë ditës së zgjedhjeve, që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe duke respektuar në përpikëri të gjitha procedurat ligjore dhe rregullat zgjedhore.
Për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, të cilat do të jenë të pranishme në të gjitha komunat e vendit për të mbrojtur integritetin dhe besueshmërinë e votës./rtk
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...