Teksa pak orë na ndajnë nga “finalja” e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë, tifozët e kësaj të fundit duket se nuk i kursejnë ende provokimet.
Përveç heqjes së flamurit nga stadiumi, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, kësaj radhe ishin tifozët vendas që kanë provokuar ekipin Kombëtar shqiptar.
Në Nish, aty ku ndodhet dhe hoteli ku po akomodohet ekipi kuqezi, tifozët kanë ngjitur në rrugë parrulla të vogla ku ndodhet harta e Kosovës me flamurin serb.
“Një gjest i pahijshëm nga ana e mbështetësve serbë, të cilët vijojnë të mbyllin veshët kur bëhet fjalë për thirrjet e FIFA-s dhe UEFA-s, për të lënë jashtë futbollit politikën”, shkruan TCH.
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind