Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën Riho Terras dënon fuqishëm manipulimin parazgjedhor dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Kosovës nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se para zgjedhjeve të së dielës në Kosovë, ndikimi dhe ndërhyrja direkte e Serbisë ka qenë edhe një herë e qartë.
Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar publikisht mbështetjen e tyre specifike për një parti politike serbe të Kosovës. Veprimet e Serbisë janë direkt me qëllim të eskalimit të situatës tashmet të ndjeshme në Kosovës dhe qartësisht janë armiqësore, ka thënë ai.
Terras i bën thirrje Qeverisë së Serbisë që të ndalojë ndërhyrjen në zgjedhjet e Kosovës dhe të lejojë popullin e Kosovës që në mënyrë demokratike të zgjedhë përfaqësuesit e saj lokalë.
Ndërhyja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë ishte ngritur si shqetësim tashmë edhe nga shefja e vëzhguesve të Bashkimit Evropian pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
I strongly condemn the pre-election manipulation and interference in the internal affairs of #Kosovo by President @avucic.
See the full text below👇#Kosovo @Serbia @EPPGroup @politico pic.twitter.com/KJcvYxbgZX— Riho Terras (@RihoTerras) October 10, 2025
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...
Haga vonon vendimin për Thaçin dhe të tjerët – zbulohet arsy...