Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën konstituive. Në rend të ditës është zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radha e komunitetit serb.
Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpalli aktgjykimin e plotë me të cilin ka konstatuar se Seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës, e filluar më 15 prill 2025, nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Në vendimin e publikuar, Gjykata thekson se Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me nenin 66 dhe nenin 67 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të cilat përcaktojnë zgjedhjen dhe mandatin e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit.
Gjykata ka urdhëruar që Seanca Konstituive të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, në përputhje me afatin kushtetues dhe me aktgjykimet e mëhershme në rastet KO193/25 dhe KO196/25.
Po ashtu, Gjykata ka kërkuar nga të gjithë deputetët e Kuvendit që gjatë procesit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues “në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” dhe në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...