Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka kritikuar ashpër kryetarin aktual të komunës dhe kandidatin e LDK-së, Përparim Ramën, duke e akuzuar për paaftësi në menaxhimin e pastërtisë dhe mbledhjen e mbeturinave në kryeqytet.
Në Debat Plus, Çeku ka thënë se pas katër vitesh qeverisje, Prishtina është më e ndotur se kurrë më parë, dhe se kjo çështje do të duhej të ishte treguesi themelor për vlerësimin e një kryetari komune.
“Që ish dashtë me qenë indikatori themelore kur e vlerëson një kryetar komune. Pas katër viteve me të mbulu bërlloku e me qen qyteti kaq i papastër nuk e di pse duhet me kalu ne temën e dytë kryetari aktual. Kur ki pak integritet, mjafton kjo çështje, paaftësia me pastru qytetin, paaftësia me mbledh bërllokun për dikën me thënë po tërhiqna. Provova, nuk arrita prandaj tërhiqem. Dhe jo arroganca me lyp edhe një mandat”, ka thënë Çeku.
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...
Aksidenti me tre të vdekur në Qubrel të Skenderajt, mbi 6 vj...
AUV tërheq dhe asgjëson qumështin për foshnje Nestlé Nidina ...