Sot ka përfunduar zyrtarisht afati për dorëzimin e dokumenteve të kandidatëve për kryetarin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zyrtarizuar katër prokurorë, të cilët kanë shprehur interes për të garuar për këtë pozicion të rëndësishëm, transmeton Klankosova.tv.
Sipas ABC News, në garë kanë hyrë Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.
Pas verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve ligjore, KLP do të vijojë me fazat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes.
ABC News thekson se mandati i kreut aktual të SPAK, Altin Dumani përfundon më 19 dhjetor të 2025.
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...