Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim mbrëmë, në mesin e përkrahësve të kandidatit për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, ka thënë se po sheh një lëvizje masive qytetare për ndryshim në Prishtinë.
Sipas Krasniqit, kjo lëvizje emrin e ka Uran Ismaili dhe numrin e ka 191.
“Premtimi i Uranit nuk është veç fjalë, është kontratë. Kur Urani e jep një premtim, të jeni të sigurt, që është më shumë se sa zotim. Është bindja e tij e plotë dhe përkushtimi i madh i tij për ta realizuar atë”, ka thënë ai.
Krasniqi ka ftuar qytetarët që më 12 tetor ta votojnë Uran Ismailin për t’ia dhënë Prishtinës drejtimin që e meriton.
“I vetmi njeri që është sot në garë për ta bërë Prishtinën e ëndrrave tona, është Uran Ismaili. Më 12 tetor, ju ftoj të gjithë bashkë të dalim në mënyrë solemne e festive ta votojmë Uranin, t’ia japim Prishtinës drejtimin që e meriton”, ka theksuar Krasniqi.
Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili është shprehur se qytetarët po e kërkojnë fitoren e tij dhe ekipit të tij.
“Për 25 vite në Prishtinë kemi dhënë votë. Çka kemi marrë? Premtime të thyera. Kjo është arsyeja pse ne sot po iu tregojmë të gjithëve që do të vij një standard i ri i politikës, do të vij një standard i ri i qeverisjes së Prishtinës, ku qytetarin nuk e ndajnë në bazë të logove partiake. Më 12 tetor, koha është për Prishtinën”, ka thënë Ismaili./Arbresh.info
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...