Kërkime të reja nga shkencëtarët austriakë sugjerojnë se mikroplastika që përdoret në paketimin e ushqimeve mund të dëmtojë zorrën, duke rritur rrezikun për kancerin e zorrëve dhe depresionin.
Studiuesit analizuan mostra të materialit të jashtëm të zorrëve të vullnetarëve të shëndetshëm dhe zbuluan se këto grimca të vogla mund të ndikojnë në aktivitetin mikrobiomik të zorrëve, transmeton klankosova.tv.
Disa nga këto ndryshime lidhen me sëmundje si depresioni dhe kanceri i zorrëve.
Kjo është hera e parë që një studim në njerëz tregon se mikroplastikat mund të ndryshojnë mikrobiomën e njeriut.
Pavarësisht rëndësisë së gjetjeve, sipas mail online, ekspertët theksojnë se janë të nevojshme më shumë kërkime për të kuptuar se si këto grimca shkaktojnë dëme.
Mikroplastikat janë të pranishme kudo, nga ushqimi dhe uji deri te ajri, dhe është e mundur që shumica e njerëzve të ekspozohen ndaj tyre çdo ditë.
Studimi tregon gjithashtu se mikroplastikat kanë ndikim në mikrobiomën tonë, e cila luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm, nga tretja deri te shëndeti mendor.
Prandaj, shmangia e ekspozimit ndaj mikroplastikave është një masë parandaluese e mençur.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi