Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, e ka komentuar kandidaturën dhe fushatën e Uran Ismailit të PDK-së për të parin e kryeqytetit.
Çeku në “Politiko”, përmendi listën e 10 veprimeve urgjente të publikuara nga rival i tij, duke theksuar se shumica lidhen me çështje të drejtorive dhe ndërmarrjeve që udhëhiqeshin nga PDK-ja.
Ai shtoi se Ismaili nuk ka pranuar kurrë përgjegjësinë për dështimet e kaluar dhe nuk ka kërkuar ndjesë për ndikimin e tij në zgjedhjen e kryetarit aktual të Prishtinës.
“Para disa ditësh publikoi një listë me 10 veprime urgjente që tha se do t’i bëjë menjëherë në javën e parë si ta marrë detyrën. 9 nga ato 10 veprime lidhen me drejtoritë që i ka udhëheq PDK-ja dhe me ndërmarrjet që i udhëheqë sot. Katër vjet i ka pas, dy me drejtori, katër me ndërmarrje, dhe prapë sot, pasi njerëzit e vet aty kanë dështuar, po del dhe premton të njëjtat,” tha Çeku.
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...