Një 19 vjeçar ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orët e pasditës.
Ai kishte marrë lëndime të rënda si pasojë e një vetaksidenti i cili kishte ndodhur para dy javësh në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
“Më datën 24.09.2025, në fshatin Brekoc-Gjakovë, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara në një vetaksident, tre persona u dërguan për trajtim mjekësor. Sot jemi njoftuar nga QKUK se njëri nga të lënduarit, i cili ishte duke u trajtuar atje, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj./Arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit