Kryeministri Edi Rama priti në një takim zyrtar Kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, me të cilin zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat. Në fokus të takimit ishin mundësitë e bashkëpunimit në fusha si turizmi, teknologjia, kultura dhe biznesi.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama bëri të ditur se po intensifikohen përpjekjet për vendosjen e një linje direkte fluturimi midis Shqipërisë dhe Nju Jorkut. Rama theksoi gjithashtu se do t’i prezantojë kryebashkiakut Adams edhe Ministren Virtuale të Shtetit për Inteligjencën Artificiale, “Diellën”, si pjesë e vizionit të Shqipërisë për digjitalizimin dhe inovacionin..
“Diskutuam për atë që mund të bëjmë lidhur me turizmin. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të Nju Jork me vende të tjera, për të parë mundësinë e një nxitje ekstra në përpjekjen që po bëjmë për vendosjen e fluturimit direkt me Nju Jork-un. Do ishte e jashtëzakonshme dhe do sillte përfitime të mira për kompaninë. Kryebashkiaku ka shumë dëshirë të takohet dhe me Diellën”, deklaroi Rama.
Nga ana e tij, Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, theksoi katër shtyllat kryesore të vizitës së tij në Shqipëri: turizmin, kulturën, teknologjinë dhe biznesin. Ai e konsideroi të domosdoshme krijimin e një linje direkte ajrore midis Shqipërisë dhe Nju Jorkut, si një mundësi për të afruar më shumë dy vendet dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik.
“Në Nju Jork kemi një nga komunitetet më të mëdha shqiptare jashtë vendit. Erdha të mësoj më shumë për mënyrën sesi Kryeministri ka revolucionarizuar Shqipërinë dhe për të folur mbi sfidat globale që na prekin të gjithëve, përfshirë teknologjinë dhe migracionin,” deklaroi Adams.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndërlidhjes kulturore dhe ekonomike midis dy vendeve, duke përmendur angazhimin e tij për të promovuar Shqipërinë si një destinacion potencial për investime dhe vizita turistike. Adams u shpreh se do të vijojë të mbështesë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe qytetit të Nju Jorkut edhe pas përfundimit të mandatit të tij.
“Turizmi, një industri shumë miliarda dollarëshe në Nju Jork. Vitin e kaluar 65 mln turistë vizituan Nju Jork dhe dua që ky numër të rritet dhe me vizitorë nga ky vend.
Doja të flisja për mënyrën si duhet të merremi me çështjen e imigracionit në mbarë botën dhe për të folur për atë që bëhet nga ministria e mbrojtjes.
Jemi angazhuar për të folur me zv.ministrat që kanë portofol mjaft të gjerë se si mund të krijojmë një marrëdhënie simbiotike, si mund të përdorim disa nga prodhimet e bëra këtu dhe në Nju Jork për tu angazhuar në tregti.
Biznesi: do inkurajoj për të hedhur sytë nga ky vend për mundësi biznese. Kultura; është e domosdoshme të kuptojmë historinë tuaj ndërkohë që ndajmë historinë tonë. Të rinjtë tanë të angazhohen me njëri-tjetrin”, deklaroi ai./rtsh
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...